LAJMI I FUNDIT:

Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, ditë më parë u diplomuan në Akademinë Ushtarake “Bundeswehr –Offizier Lehrgang” të Republikës Federale të Gjermanisë.

Kadetët e FSK-së i kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në Akademinë Ushtarake më prestigjioze për logjistikë në Gjermani, ku edhe janë graduar në gradën nëntoger.

Nëntogerët, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, pas kryerjes së Akademisë Ushtarake janë emëruar në detyra të reja në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, në Departamentin e Logjistikës, pasi që edhe studimet i kanë mbaruar në këtë fushë.


Të dy nëntogerët e sapoemëruar në detyrë, u shprehen të kënaqur dhe shumë mirënjohës ndaj FSK-së që ju ofroi mundësinë për të studiuar në një shtet mik dhe të fuqishëm si Gjermania, e cila vazhdimisht ka kontribuar për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, duke e ndihmuar në të gjitha fushat si në fushën e arsimimit, trajnimeve, logjistikës (pajisje logjistike), mjekësore  (pajisje mjekësore), transportit  etj.

Akademia “Bundeswehr–Offizier Lehrgang” në Gjermani është e njohur për cilësinë e lartë të shkollimit në nxjerrjen e kuadrove profesionale dhe specialistike në degë të ndryshme ushtarake dhe në logjistikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori