Analistët në Maqedoni thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është në interes as të partive politike në pushtet, të cilat presin të bëhen të dukshme rezultatet e politikave të Qeverise pasi të përfundojë procesi i zgjidhjes së kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, e as në favor të opozitës maqedonase, e cila tani është më shumë se kurdoherë e përçarë.
Ideja për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është diskutuar në opinion si mundësi për të arritur censusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit prej 40 për qind, në rast se opozita në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehtë, bojkoton zgjedhjet si në rastin e referendumit për Marrëveshjen për emrin.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka refuzuar gjatë të mërkurës të komentojë çështjen e censusit, duke theksuar se është i fokusuar te ndryshimet kushtetuese, të cilat, siç është shprehur ai, kanë peshën më të madhe, për momentin.
“Besoj se pas festave dhe pas seancës që është caktuar më datë 9 janar, atëherë do të hapim këto tema dhe do të ju përgjigjemi këtyre pyetjeve. Por, përgjigja ime është se, besoj që 40 për qind e censuesit do të arrihet në këtë sfidë konkurruese mes më shumë kandidatëve, jo vetëm Qeveri dhe opozitë, ose majtistët dhe djathtistët”, është shprehur Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev disa herë ka theksuar se ai personalisht është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse ato, sipas tij, do t’i bllokonin reformat ekonomike, njëherësh do të frenonin procesin e integrimit të shtetit në familjen evropiane.
Edhe lideri i partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),Ali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kishte deklaruar se Maqedonisë nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Përderisa nga partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM nuk janë përgjigjur konkretisht se nëse janë pro ose kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se kjo parti është e gatshme të ballafaqohet me popullin nëse ato eventualisht organizohen.
“Ne jemi të gatshëm si parti për zgjedhje parlamentare pavarësisht se kur ata do të organizohen. Nuk i ikim ballafaqimit me popullin”, kanë thënë nga OBRM-PDUKM-ja.
Ndërkaq, Mitko Gaxhoski njohës i çështjeve politike për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia si shtet asgjë të mirë nuk do të mund të fitojë me organizmin eventual të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet në pranverë të vitit të ardhshëmn përpos që do të humbasë kohë e cila është shumë e çmuar për realizimin e reformave.
“Mendoj se opsioni për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më së paku i konvenojnë pushtetit, mendoj partive në opozitë. E them këtë sepse të gjitha rezultat nga realizmi i politikave të caktuara pritet të bëhen të dukshme pas realizmit të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Për këtë arsye nuk besoj se do mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidencialet”, thotë Gaxhoski.
Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Visar Ademi, për Radion Evropa e Lirë thotë se organizmi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidenciale do të shpërqendrojë drejtuesit e shtetit nga zgjidhja e problemeve ekonomike.
“Nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet , kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejte në shpenzimet nga buxheti, sepse pikë së pari, ato nuk janë të planifikuara dhe ky është efekti i drejtpërdrejtë”.
“Kurse efekti indirekt është shumë më i madh sepse dy vjetët e para, Qeveria e Zoran Zaevit ishte e fokusuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e institucioneve politike dhe nuk është se kemi pasur fokus në ekonomi”, thotë Ademi.
Ndryshe, burime të Qeverisë kanë bërë të ditur se në rast se opozita vendos të bojkotojë zgjedhjet do të diskutohet dhe mundësia që Qeveria të iniciojë ndryshime të reja kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë nga Parlamenti.
Ndërkohë , kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi të martën ka bërë të ditur se me 2 ose 3 shkurt të vitit të ardhshëm do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, të cilat do të duhet të mbahen kah fundi i marsit ose në fillim të prillit të vitit të vitit 2019./Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Këto janë kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë