LAJMI I FUNDIT:

Gjilani do të përfundojë edhe 7 shtëpi për familjet në nevojë

Gjilani do të përfundojë edhe 7 shtëpi për familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit është duke bërë renovimin e shtatë shtëpive për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe familjare që dimri për ato të jetë më i lehtë për t’u tejkaluar.

Kryetari Lutfi Haziri, gjatë vizitës në shtëpinë e Ismet Halilit, ka thënë se komuna që ai drejton me mbështetje edhe të donatorëve është duke rinovuar shtëpitë për familjet me gjendje të rëndë.

“Po presim që gjendja të ndryshojë për së miri dhe familjet të cilat kanë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të ketë sa më pak në Komunën e Gjilanit, derisa ta ulim këtë në pikën zero, sa i përket aspektit të strehimit. Në këtë fazë është duke u punuar në shtatë shtëpi të familjeve të ndryshme. Prej tyre, gjashtë shtëpi po financohen nga Komuna e Gjilanit dhe një është në bashkëpunim me një donator privat. Deri më tani, kemi rreth 50 shtëpi të rinovuara dhe afro 100 të ndërtuara me çelësa në dorë dhe afro 50 familjeve po u paguajmë qiranë mujore”, tha Haziri.


Ndërsa, Ismet Halili, ka thënë se jeta e tij dhe gjendja ku ka jetuar do të fillojë të ndryshojë për së miri. Ai ka thënë se krahas kushteve jo të mira shëndetësore ishte edhe brenga e madhe e banimit, tash siç ka thënë ai, pas kësaj do të jetë gjithçka më e lehtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori