LAJMI I FUNDIT:

Deputetët miratuan nevojën për ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë

Deputetët miratuan nevojën për ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot pasdite me shumicë votash miratuan nevojën për ndryshimet në Kodin Penal me procedurë të shkurtë, me propozim të disa deputetëve nga shumica parlamentare.

Pas miratimit të nevojës për ndryshime në Kodin Penal, do të mblidhen komisionet kuvendore për të shqyrtuar propozimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se ndryshimet tre herë janë tërhequr dhe janë sjellur dhe se deputetët janë të habitur dhe nuk e dinë se cilat ndryshime largohen, e cilat miratohen.


Ndryshimet në Kodin Penal janë propozuar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kalleska-Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska dhe Vesel Memedi.

Me ndryshimet e propozuara parashihen ndryshime në nenin 275, i cili ka të bëjë me keqpërdorimet në shpalljet publike, ndarjen e marrëveshje për shpallje publike ose partneritetit publiko-privat.

Konkretisht ndryshimet do të bëhen në paragrafin tre, përmes së cilit do të ulet dënimi me burg prej 5 në 4 vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori