LAJMI I FUNDIT:

Trump “prish” magjinë e Krishtlindjeve, e pyet një fëmijë nëse “vërtet beson në Babadimër?” (Foto)

Trump “prish” magjinë e Krishtlindjeve, e pyet një fëmijë nëse “vërtet beson në Babadimër?” (Foto)

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë pranuar telefonatat e Krishtlindjeve nga fëmijët e shqetësuar për të gjetur se ku është Babadimri në udhëtimin e tij të dhuratave.

Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në një bisedë, Trump pyeti një 7-vjeçar me emrin Coleman, “A beson ende në Babadimër?”. Ai dëgjoi për një moment para se të shtonte: “Sepse në moshën 7 vjeçare, është e padobishme, apo jo?”

Trump dëgjoi përsëri, para se të thoshte, “Epo, ju vetëm kënaquni”.


Zonja Trump i tha një telefonuesi se Babadimri ishte në Sahara. Disa minuta më vonë, ajo raportoi se Babadimri ishte shumë larg në Marok, por do të ishte në shtëpinë e telefonuesit në mëngjesin e Krishtlindjeve.

Znj. Trump më vonë ka shkruar se duke ndihmuar fëmijët ndjekur Babadimrin “po bëhet një nga traditat e mia të preferuara!”

Programi NORAD Tracks Santa u bë një traditë e Krishtlindjeve pasi një fëmijë e telefonoi gabimisht paraardhësin e Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës së Amerikës së Veriut në vitin 1955 dhe kërkoi të fliste me Babadimrin.

Programi nuk u prek nga mbyllja e qeverisë. Është drejtuar nga vullnetarë në bazën ajrore të Peterson në Kolorado duke përdorur fonde të para-miratuara.

Bëhet e ditur se çifti Trump më vonë udhëtoi për në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit për të marrë pjesë në Eukaristinë e Shenjtë solemne të pragut të Krishtlindjeve. /Telegrafi/