LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, Canoski thotë se i përfshirë ka qenë edhe Ali Ahmeti

Vazhdon gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, Canoski thotë se i përfshirë ka qenë edhe Ali Ahmeti

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin e PSP-së i njohur si “TNT”, ku ka dëshmuar Sefer Canoski, djali i biznesmenit dhe pronarit të kompleksit “Kosmos”, Fijat Canoski.

Sefer Canoski gjatë dëshmisë së tij tha se Ali Ahmeti, i ka thënë personalisht se objekti do të rrënohet, pasi babai i tij e ka lëshuar koalicionin me OBRM-PDUKM-në dhe BDI-në dhe është bashkangjitur me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përgjigjja e Ali Ahmetit ishte: para se të vish, unë fola me Gruevskin. Rrënimi bëhet për shkak se babai yt e ka lëshuar koalicionin e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së dhe ka shkuar me LSDM-në”, tha Sefer Canoski.

Ndërsa për ta parandaluar rrënimin e objektit “Kosmos”, Canoski ka kërkuar ndihmë edhe nga afaristi Orce Kamçev, i cili tani ndodhet në paraburgim, si i dyshuar në disa lëndë të PSP-së.

“Fqinj të parë e kam pasur Orce Kamçevin. E kam lutur që të bisedojë me qeverinë e atëhershme, nëse mundet që të mos shkojnë tek skenari më i errët. Disa ditë më pas më është thënë se ai është i afërt me Sasho Mijallkovin, e jo me Nikolla Gruevskin”, tha Sefer Canoski.

Ndryshe, rasti “TNT” ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.

Sipas PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike, duke e rrënuar kompleksin “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori