LAJMI I FUNDIT:

Japonia me pasaportën më të fuqishme në botë – cilat vende mbajnë Kosova e Shqipëria

Japonia me pasaportën më të fuqishme në botë – cilat vende mbajnë Kosova e Shqipëria

Pasaporta është një dokument udhëtimi, zakonisht i lëshuar nga qeveria e një vendi, që vërteton identitetin dhe shtetësinë e mbajtësit të saj kryesisht përdoret për qëllime udhëtimi ndërkombëtar.

Disa pasaporta ofrojnë më shumë liri se të tjerat. Një raport i botuar në tetor 2018 tregon se sa kufij mund të kalojnë disa dokumente udhëtimi.


Sipas renditjes së publikuar nga Henley Passport Index, Japonia tani ka pasaportën më të fuqishme në planet.

Kështu, ky vend i merr kryesimin Singaporit, vendit të dytë i cili një vit më parë ishte kryesuesi i listës me 189 destinacione.

Qytetarët japonezë tani mund të gëzojnë akses pa viza në 190 destinacionesh anembanë botës, përcjell Shqiptarja.

Gjermania, e cila filloi 2018 në vendin e parë, tani është në vendin e tretë me 188 destinacione, së bashku me Francën dhe Korenë e Jugut.

Ndërkohë Shqipëria mban vendin e 48 me 114 destinacione ndërsa Kosova mban vendin e 91 me 44 destinacione.

Në vendin e katërt ndodhen Danimarka, Finlanda, Italia, Suedia dhe Spanja duke pasur akses pa viza në 187 vende te botës.

Vendi i katërt ndiqet nga Shtetet e Bashkuara Amerikane, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Austria, Holanda, Portugalia duke pasur qasje të vizave në 186 destinacione.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, nuk kanë fituar ndonjë hyrje në ndonjë juridiksion të ri këtë vit, duket se nuk ka gjasa të rimarrin vendin e parë që ata mbajtën në 2015.

Pasaporta e gjashtë më e fuqishme në planet është ajo e Belgjikës, Zvicrës, Irlandës dhe Kanadasë duke pasur akses në 185 vende.

Për sa i përket rajonit të Ballkanit, Greqia ka pasaportën më të fuqishme me 189 destinacione, helenët renditen në vendin e 6, Sllovenia e 9-ta me 180, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania me nga 169 destinacione në vendin e 16-të, Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia e 41-ta me 125 destinacione, Mali i Zi në vendin e 43-të me 123, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118.

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori