Ata të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut do të duhej të përfshinin mënyrën e këtillë të ushqimit në stilin e tyre të jetës.
Shtypja e lartë e gjakut mund të ketë komplikime serioze shëndetësore nëse nuk e shëroni, transmeton Telegrafi.
Sulmet në zemër dhe pika në tru janë komplikime të hipertensionit të cilat shpesh janë të pahetueshme gjithnjë derisa të mos shkaktojnë probleme shumë serioze.
Një ndër mënyrat që të pengoni ngritjen e tensionit apo të kontrolloni hipertensionit nëse tashmë e keni, është që të aplikoni ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar në stilin tuaj të jetës.
A do të thotë kjo që patjetër duhet të hiqni dorë nga mishi?
Gjithsesi, jo! Mirëpo, duhet të shmangni mishin e kuq: të derrit, të viçit dhe të qengjit, si edhe produktet e mishit – proshutën, salsiçet, etj.
Në të vërtetë, këta artikuj janë plot yndyra të pangopura dhe kripëra, ngrenë kolesterinën dhe kështu shtojnë edhe rrezikun nga infarkti dhe pika në tru.
Në meny mund të përfshihet mishi pa yndyrë – mish gjeldeti, mish pule, por sa më shpesh duhet të hani edhe mish peshku.
Kënaqja gastronomike nuk është e përjashtuar – edhe sarma mund të bëhet me mish pule, ndërsa bërxollat nga mishi i gjelit të detit dhe mishi i pjekur në skarë janë zëvendësim i shkëlqyeshëm i bërxollave të mishit të derrit dhe qebapët.
E vetmja gjë është që të kujdeseni të mos e teproni me ushqime shumë të kripura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?