“Trepça” në gjendje të rëndë, për gjigantin metalurgjik nuk kanë interesim as investitorët e huaj
Gjendje e rëndë është krijuar në Kombinatin metalurgjik “Trepça”, ndërmarrje kjo që po shënon rënie të mëdha të prodhimit dhe nuk ka qëndrueshmëri financiar.
Ligji për “Trepçën” është miratuar dy vjet më parë, por kombinati ende mbetet nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP). Gjithashtu, për Trepçën nuk po shpreh interesim asnjë investitor i huaj.
Kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se për shkak të mos regjistrimit dhe mungesës së vullnetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratimin e draft statutit për “Trepçën”, gjendja mbetet jostabile në këtë ndërmarrje.
“Gjendja financiare e “Trepçës”, është aq sa shet i mbulon shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative. Nuk ka gjendje stabile financiare afatgjate… Ka rënie të prodhimit prej viti në vit, realisht në katër vitet e fundit, për shkak të arsyeve të cilat i thash edhe më herët, siç është fuqia punëtore, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e teknologjisë… Për momentin s’ka interesim nga investitorë të huaj. Deri më tani nuk ka pasur kontaktet me ndonjë investitor të huaj për shkak se edhe nuk është regjistruar ndërmarrja”, ka thënë Syla.
Ndërsa, kryesuesi i Bordit tha se regjistrimi i ndërmarrjes është i domosdoshëm për me çuar procesin deri në fund të transformimit të ndërmarrjes prej AKP-së në shoqëri aksionare.
Syla ka thënë se AKP ka ndaluar çdo aktivitet të likuidimit apo të privatizimit të ndonjë aseti të “Trepçës”.
“Ende nuk është regjistruar ndërmarrja. Ndërmarrja është ende nën administrim të AKP-së. Ligji e parash transformimin e ndërmarrjes prej Ndërmarrjes Shoqërore në Shoqëri Aksionare. Parashihet gjithashtu edhe njësitë të cilat transformohen në shoqëri aksionare, si dhe parasheh mundësinë e krijimit të njësive tjera, të cilat i ka pasur në të kaluarën ‘Trepça’. Mirëpo, për shkak të mos miratimit të statutit të propozuar prej bordit mbikëqyrës nga Kuvendi i Kosovës, ende ndërmarrja ‘Trepça’ nuk është regjistruar pranë Agjencionit për Biznese”, theksoi Syla.
Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla ka thënë se menaxhmenti i aseteve të “Trepçës” në veri të Mitrovicës nuk i raporton këtij bordi, sepse sipas tij, kjo është çështje e ndjeshme.
“Kjo është çështje më specifike, Ligji për ‘Trepçën’ parasheh 9 anëtarë të bordit mbikëqyrës, për momentin jemi vetëm 6. Ne jemi duke pritur nga Qeveria që të emërojë edhe 3 anëtarët e mbetur, ashtu siç e parasheh ligji, që sigurisht se do të jetë prej pjesës veriore. Për momentin jemi duke pasur komunikime përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, edhe me pjesën e veriut. Edhe ata janë duke prodhuar, dhe janë duke bërë eksport të koncentrateve. Normalisht në suaza të ligjeve të Kosovës dhe me miratim të MZHE dhe bordit mbikëqyrës”, theskoi Syla.
Syla ka folur edhe për kërkesat e sindikatës së “Trepçës” për çështje sociale. Ai ka thënë se janë krijuar dy grupeve punese, njëri grup, i cili do të punojë në vlerësimin e aseteve të “Trepçës”, si dhe grupi tjetër, i cili do të punojë në çështjet sociale, të cilat i ka parashtruar sindikata.
Të dy grupet, sipas tij, kanë përfunduar punën e tyre dhe një raport është dorëzuar në Ministri të Zhvillimit Ekonomik. Kërkesat që kanë rrjedh si për çështje sociale, ashtu edhe për asete, Syla ka thënë të inkorporohen në draft statutin final, i cili do të shkoi në Kuvendin e Kosovës, sepse çështjet sociale rregullohen me ligj të veçanta./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova