LAJMI I FUNDIT:

“Jelekët e verdhë” paralajmërojnë marshim drejt Versajës

“Jelekët e verdhë” paralajmërojnë marshim drejt Versajës

Protestuesit e quajtur “Jelekët e verdhë”, të cilët kanë bllokuar rrugët në të gjithë Francën dhe janë përleshur me policinë që nga mesi i nëntorit, do të marshojnë sot në ish qytetin mbretëror të Versajës, në luftën kundër reformave të qeverisë.

Pallati dhe kopshtet e Versajës, janë një simbol i pushtetit francez dhe janë një nga atraksionet kryesore turistike të Evropës, por do të mbyllen të shtunën, pasi autoritetet presin pjesëmarrjen e qindra protestuesve.


Jean-Jacques Brot, prefekt i rajonit Yvelines, u tha gazetarëve se demonstrata do të jetë e mbyllur për rrugë qendrore të qytetit, edhe larg nga zonat e pallatit dhe zonat e shopingut.

Sipas një zyrtari të prefekture, të cituar nga e përditshmja Ouest Franca, rreth 1,400 persona kanë thënë se do të marrin pjesë në marshim, pas një thirrje për të demonstruar në Versajë nga një prej udhëheqësve të jelekëve të verdhë, të enjten, transmeotn tch.

“Ne jemi të gatshëm në rast se protesta fokusohet në Versajë, por ajo mund të jetë diku tjetër gjithashtu”, tha të enjten ministri i brendshëm Christophe CASTANER.

Udhëheqësit e jelekëve të verdhë kanë bërë thirrje për demonstrata të reja të shtunën dhe i inkurajuan mbështetësit e tyre për të bllokuar kamionët në kufi, në fundjavën e gjashtë të protestave në mbarë vendin, të cilat kanë çuar në trazira dhe plaçkitje në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori