LAJMI I FUNDIT:

Miratohet në parim projektligji për buxhetin 2019

Miratohet në parim projektligji për buxhetin 2019

Kuvendi i Kosovës me 62 vota për ka votuar në parim projektligjin për Buxhetin 2019.

Ky projektbuxhet nuk është mbështetur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ka fituar përkrahjen e subjektit tjetër opozitar, Partisë Socialdemokrate.

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës të miratohet buxheti.


Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën kur Lista Serbe ka provuar ta kushtëzojë Kosovën, vërtet PSD ka mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë për të proceduar tema me rëndësi, siç është Ushtria.

Projektbuxheti për vitin 2019 është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro, ndërsa pas votimit në lexim të parë, kërkohet që ky projektligj të votohet edhe në leximin e dytë pas shqyrtimit nëpër Komisione parlamentare.

Kuvendi ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës, megjithatë, nuk ka arritur ta miratojë disa projektligje, pasi nuk kishte kuorum për votim.

Ndryshe, këto janë kërkesat e PSD-së pas miratimit të projektligjit për buxhetin 2019:

Ligji për Paga të miratohet në lexim të dytë, së bashku me leximin e dytë të projekt-buxhetit, pra në të njëjtën seancë!

Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24/12/2018.

Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim, jo më larg se 3 muaj nga sot! Ky ligj duhet ta saktësoj në mënyrë pa-ekuivoke, përveç tjerash çështjen e numrit të zv-ministrave për një ministri. Kërkesa konkrete jonë është që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri.

Kërkojmë nga ju funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë! Ta keni parasysh që importi kryesor janë gjërat ushqimore, industria e përpunimit të ushqimit, si dhe që fermat e Kosovës kanë nevojë për strategji dhe udhëheqje që ndërton kapacitete për zv. te importeve, e pra edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e vende të reja të punës! Rrjedhimisht, kërkojmë lirimin nga detyra e Ministrit të Bujqësisë i cili nuk po e ushtron këtë detyrë, si dhe emërimin e një ministri që e funksionalizon Ministrinë e Bujqësisë.

Projekt-buxheti i Republikës është tepër shumë i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale. Janë plotë 465 milion euro në te për skema të tilla! Si PSD, mbetemi të bindur se mund të reduktohet kjo ngarkesë buxhetore!

Disa herë në këtë kuvend kam shprehur rrugën përpara për t’u siguruar që e kemi një sistem të mirëfilltë pensional, me ç’rast ta bëjmë një kod pensional, ku definohet edhe kontributi i secilit prej nesh, por edhe benefitet pensionale, që duhet gëzuar nga ata që meritojnë pensione, e në të njejtën kohë të pastrohen listat nga keqpërdoruesit e mundshëm!

Pra, kërkesa jonë e fundit është që të themelohet një Komision i veçantë për draftimin e kodit pensional dhe reformës së plotë! Ky komision duhet të udhëhiqet nga PSD. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori