LAJMI I FUNDIT:

Përfundon protesta e studentëve në Shqipëri

Përfundon protesta e studentëve në Shqipëri

Studentët në Shqipëri kanë përfunduar protestat e tyre për vitin 2018, për t’i vazhduar ato në janar të vitit të ardhshëm.

Ky vendim i tyre vjen pasi që nga e hëna hapet zyrtarisht pushimi i festave të fundvitit në të gjitha Universitetet e Shqipërisë.


Studentët janë zotuar që do t’i vazhdojnë këto protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe akademike drejtuar qeverisë dhe institucioneve arsimore të vendit.

Prej më shumë se 2 javësh studentët kanë bojkotuar auditorët e universiteteve duke marshuar në sheshet dhe bulevardet e Tiranës por edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Qeveria e Shqipërisë vazhdimisht ka bërë përpjekje për të hapur dialog me studentët, megjithëse ata refuzojnë dialogun dhe thonë se kushtet e tyre nuk janë për bisedime por vetëm plotësim, se protestat e tyre nuk kanë përfaqësi dhe se askush nuk mund të flasë në emër të protestës.

Studentët i kanë 8 kërkesa për të lehtësuar studimet e tyre, që kanë të bëjnë me ulje të tarifave, përmirësim të cilësisë së arsimit dhe të kushteve të konvikteve ku ata jetojnë, pajisjen me kartën e studentit për lehtësira ekonomike dhe përfaqësimin e tyre në borde drejtuese e vendimmarrëse të universiteteve.

Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor).

Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mija (rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).

Tarifat e shkollimit në universitetin shtetëror të Shqipërisë konsiderohen të jenë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë, sa i përket shkollimit publik.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë me GDP prej 4,868 dollarë për kokë banori, ndërkohë që sipas Bankës Botërore në vitin 2017, është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori