Përkundër vështirësive financiare, operative, si dhe mos miratimit të statutit nga ana e ligjvënësve në vend, ndërmarrja “Trepça”, u shpall eksportuesi i vitit 2018-të nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).
Lidhur më këtë, kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrje Ardian Syla, apeloi që të miratohet sa më parë të jetë e mundur statuti dhe të regjistrohet “Trepça”, në mënyrë që të bëhet shkëputja njëherë e përgjithmonë AKP-ja. “Përkundër të gjitha vështirësive me të cilat po përballet ndërmarrja “Trepça”, si në aspektin financiar, ashtu edhe në aspektin operativ, Oda Ekonomike e Kosovës, në bazë të statistikave të eksportit shpalli Ndërmarrjen “Trepça”, si EKSPORTUESI I VITIT 2018.
Ndërmarrja “Trepça” ka qenë, është dhe do të jetë promotor i rëndësisë jetike për zhvillimin ekonomik. Prandaj, duhet t’i kthehet vëmendja e merituar nga ana e institucioneve të Kosovës, ndaj këtij gjiganti ekonomik. Andaj, apeloj të miratohet sa më parë të jetë e mundur statuti dhe të regjistrohet “Trepça”, në mënyrë që të bëhet shkëputja njëherë e përgjithmonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit”, ka shkruar Syla.
Tutje Syla shkroi, se me regjistrimin e “Trepça” i hapet rrugë krijimit të infrastrukturës ligjore e cila synon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve, si dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik, si parakusht për rivitalizimin e “Trepçë”-s, si ndërmarrje me rëndësi të veç̧antë, si ndërmarrje me rëndësi të veç̧antë, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'