LAJMI I FUNDIT:

Filloi shpërndarja e 80 lopëve qumështore

Filloi shpërndarja e 80 lopëve qumështore

Në kuadër të investimeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, Drejtoria për Bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e 80 lopëve për 80 fermer të Komunës së Malishevës.

Shpërndarjen e lopëve, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar përfituesit.


“Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisë komunale dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e fermerëve të komunës sonë, në të gjitha format e mundshme, përmes subvencioneve dhe investimeve konkrete në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë”, ka thënë nënkryetari Berisha, i cili edhe i ka uruar përfituesit.

Ndërsa drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha ka bërë të ditur se do të shpërndahen 80 lopë për 80 fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara.

Sipas tij, ky subvencionim është bërë nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kushton rreth 128 mijë euro. /Telegrafi/