Goran Radosavleviq, ish-komandant i Xhandarmërisë serbe, deklaroi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se “nuk i intereson as nuk ndikohet” nga vendimi i Departamentit të Shtetit për t’ia ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në vrasjen e shtetasve amerikan, vëllezërve Bytyqi.
“Nuk dëshiroj të reagoj ndaj një lajmi të tillë, pasi as nuk më intereson as nuk më ndikon një vendim i tillë” tha Radosavleviq.
Ne deklaratën për Evropën e Lirë ai e përjashtoi çfarëdo përgjegjësie për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
”E kam dhënë deklaratën për organet e hetuesisë, mijëra herë kam folur për këtë, kështu që nuk ka kuptim të flas për këtë më” deklaroi ai.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin sanksione ndaj një ish-zyrtari të policisë serbe, i cili ka shërbyer si komandant i një kampi, ku janë vrarë vrarë tre vëllezërit Bytyçi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 18 dhjetor se Goran Radosavleviq ka qenë “i përfshirë” në vrasjen e vëllezëve Bytyçi andaj edhe gruaja dhe vajza e Radosavljeviqit do të goditen me sanksione, bazuar në “seksionin 7031 (c)”.
Ky seksion i ligjit amerikan i mundëson Sekretarit amerikan të Shtetit t’ua ndalojë hyrjen në SHBA, zyrtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në rast se ka “informacion të besueshëm se ata kanë qenë të përfshirë në korrupsion apo në raste ku janë abuzuar të drejtat e njeriut”.
Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë pikë kyçe për marrëdhëniet SHBA- Serbi, teksa Beogradi tenton të integrohet më shpejtë me vendet Perëndimore.
Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.
Më 2012 një gjykatë serbe për krime lufte ka liruar dy ish-zyrtarë policorë për përfshirjen e tyre në këto vrasje, me arsyetimin e provave të pamjaftueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe