Përfaqësues të Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë parë sot punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Nijazi Thaçi tha se kjo kompani nuk po përballet me asnjë problem.
“I njoftuam për të arriturat e KEK-ut, për gjendjen aktuale që e kemi , prodhimin që e kemi sot, si dhe sfidat që i ka kaluar KEK-u në këtë vit. Edhe një herë e konfirmova se KEK-u është duke punuar me kapacitet të plotë, momentalisht ne operojmë me 800 megavat orë. Blloku B1 i Kosovës B ka qenë në remont që nga shtatori, ndërsa është kthyer në punë më 13 dhjetor. Absolutisht nuk ka kurrfarë problemi as kurrfarë telashe”, ka thënë Thaçi.
Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha Shala, ka thënë se këtu ka parë disa probleme, të cilat duhet diskutuar në Kuvend.
“Sot mora informacione shumë të rëndësishme për punën që zhvillohet këtu, për punën e mirë që e bën drejtori me ekipin e tij. Kosova e dimi se po ballafaqohet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Sot drejtori me bashkëpunëtorët e tij na konfirmoj se nuk është problem për shkak të prodhimit të termocentraleve tona, sepse furnizimi me qymyr është në nivelin e duhur… Në fakt KEK-ut kuptova se ballafaqohet edhe me sfida të tjera, të cilat duhet të adresohen në kuvendin e Kosovës, siç janë ngarkesa me tantiemën, që është një ngarkesë e lartë dhe besoj që në të ardhmen kur qeveria e sjell në kuvend shqyrtimin e taniemave, do të angazhohemi bashkërisht.
Ajo tutje tha se për reduktimet e energjisë adresa është KEDS dhe KESCO, e jo KEK-u.
“Sfidë mbi sfidat është prodhimi i energjisë elektrike, në fakt çmimi i energjisë nën koston e prodhimit që në këtë rast janë marrëveshjet, KEDS dhe KESCO që KEK-u u shet atyre me këtë çmim. Edhe kjo është një çështje që duhet ta shqyrtojmë dhe analizojmë që mos të shitet ky mall nën koston e prodhimit, por ta ketë çmimin e tregut. Reduktimet e energjisë elektrike që ballafaqohen qytetarët e Kosovës sot, nuk është adresa KEK-u, adresa është në KEDS dhe KESCO”, theksoi Shala Berisha.
Në këtë takim nuk kanë marr pjesë anëtarët e tjerë të Komisionit, përveç deputetes nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloni vitin me relaks – Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Inflacioni në vitin 2024 ishte 1,6 për qind më i lartë se një vit më parë – në çka pati rritje të çmimeve?
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025