Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, tha se tarifat universitare do të ulen në masën prej 50 për qind për të gjithë studentët e studimeve bachelor në sistemin universitar publik.
“Ne do t’i ulim tarifat për të gjithë, në fazën e parë për 50%”, tha ai.
Rama ka sqaruar se këto para do të paguhen nga buxheti i shtetit. “Dhe këto detyrime do t’i paguajë shteti”, tha ai.
Kryeministri theksi se ata që kanë mesatare të lartë do të përfitojnë ulje deri në 80 për qind të tarifës. “Ata që kanë mesatare të lartë 8, 9 e më lart do ta kenë tarifën e ulur 70-80 për qind”, tha ai.
Ndërkohë edhe studentet që kanë familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë ulje të tarifës.
“Ata që janë me ndihmë ekonomike do ta kenë të paguar nga ne për vitin e parë, por nëse ata që janë me ndihme ekonomike vazhdojnë të jenë me 4 dhe 5, shoqëria nuk mund të paguajë për ta. Sepse prindërit tuaj nuk mund të paguajnë dy herë, prindërit tuaj do të paguajnë vetëm një herë. Ama në fazën e parë të gjithë, 50%. Të përmirësohen në mësime dhe të përfitojnë nga ulja e tarifave”.
Kreu i qeverisë iu tha studentëve se këtë çështje do ta zgjidhë me patjetër pasi është angazhuar personalisht, sikundër edhe kabineti qeveritar.
“Unë i kam dalë për zot kësaj pune dhe nuk fshihem. Ligji për arsimin e lartë i ka dhënë autonomi universitetit, dhe autonomia është përgjegjësi për dekanin, për rektorin është përgjegjësi për studentin. Qeveria dhe unë jemi këtu për t’u dhënë zgjidhje edhe atyre pikave që nuk janë përgjegjësi e imja, dhe për këtë duhet dialogu. Unë nuk po ju them ndaloni protestën, por po ju them për çështjet që ngrini ju, hajde flasim dhe dialogojmë për t’u dhënë zgjidhje”, tha kryeministri Edi Rama.
Ndryshe, protesta e studentëve në Shqipëri ka nisur para 14 ditëve dhe ata kanë 8 kërkesa thelbësore për të cilat nuk diskutojnë pa u plotësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025