LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet vozitësi i autobusit që shkaktoi aksidentin në Serbi

Arrestohet vozitësi i autobusit që shkaktoi aksidentin në Serbi

Gjithsej në spital gjenden gjashtë të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe pas vizitës në spitalin ku janë vendosur të lënduarit theksoi se do të transferohen në Shkup, pas stabilizimit të pacientëve.

Në Spitalin në Leskovc janë vendosur gjithsej 8 udhëtarë. Vozitësi është arrestuar nga policia nën dyshime se ka shkaktuar fatkeqësinë.


Leskovac, rrotullohet një autobus me targa të Maqedonisë, tre persona humbin jetën
Lexo po ashtu Leskovac, rrotullohet një autobus me targa të Maqedonisë, tre persona humbin jetën

Sipas medieve serbe vozitësi i autobusit ka ngarë mbi 100km/h, kur në pjesën jugore të Serbisë koha ishte në gjendje shumë të keqe.

Në aksidentin ku është rrokullisur autobusi, humbën jetën 3 veta, ndërsa 32 mbetën të lënduar.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se në marrëveshje mes spitaleve do të organizohet transport për më të lënduarit, pas stabilizimit të gjendjes së tyre shëndetësore./Alsat/