LAJMI I FUNDIT:

Grabitën 50 mijë euro, aktakuzë për dy persona

Grabitën 50 mijë euro, aktakuzë për dy persona

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.B. dhe E.Z., për veprën penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Xh.B. dhe E.Z., me datën 23 korrik rreth orës 11:30 në fshatin Kashicë të komunës se Istogut, pasi sigurohen se në shtëpinë e të dëmtuarit A.Sh. nuk gjendet asnjë mashkull brenda, por vetëm të dëmtuarat I.Sh dhe E.L., i bien ziles së shtëpisë dhe në momentin kur hapet dera nga e dëmtuara I.Sh., të pandehurit me forcë dhe nën kërcënimin e armës dhe sëpatës futen brenda dhe nga aty marrin 50 mijë euro , dy telefona celular dhe atë një Iphon6 dhe një Iphone7 në vlerë prej 1.800 euro dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori