Njëri prej investitorëve më të mëdhenj në Kosovë këtë vit, Shell në një afat rekord prej 8 muajsh ka përfunduar fazën e parë të 60 pikave të brenduara me standardet më të larta të implementuar deri më tani, ndërsa në të ardhmen do të ketë edhe investime të reja.
Kështu u tha sonte në eventin e organizuar me rastin e përfundimit të fazës së parë të kompletimit të 60 pikave të derivateve të Shell-it në Kosovë.
Menaxheri për zhvillimin global të Shelli-t, Laszlo Baksa, tha se klientët janë të kënaqur me derivatet me cilësi të lartë, të cilat janë të ndihmuara përmes 60 lokacioneve, gjë që paraqet arritje të madhe brenda një kohe të shkurtër.
“Në kuadër të një viti kemi arritur një gjë të mrekullueshme dhe një gjë të pa precedent. Ne kemi nënshkruar shumë kontrata për të përdorur brendin e Shell-it në Kosovë, që të marrim furnizimin të derivate me cilësi të lartë nga Shell Royal. Kemi furnizuar disa vende të tjera. Kjo është arritje e madhe për më pak se një vit”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se investimet e Shell-it kanë vendosur Kosovën në hartat e botës dhe kjo njëherësh tregon qartë faktin se Kosova është vend i sigurt për investime të huaja. Ai pati edhe një porosi që brendet e huaja në Kosovë të mos vijnë përmes Serbisë.
“Krahas asaj jemi në një fazë të rëndësishme ku si Qeveri e Kosovës kemi marrë vendim tarifa 100 për qind ndaj produkteve serbe që të kemi prodhime vendore. Brendet ndërkombëtare të mos vijnë përmes Serbisë dhe vendeve të dyta dhe të treta dhe beteja për brende është betejë për shtetësinë e Kosovës”, tha Hoxhaj.
Drejtori për Evropën Juglindore të Shell-it, Win Riegman, tha se suksesi i operimit të kësaj kompanie në Kosovë është arritur falë rezultatit të një pune të madhe ekipore, kualitetit të lartë të produkteve të Shell-it, dhe bashkëpunimit me presidentin e Al Petrol-it, Latif Kryeziu.
“Para tetë muajve kemi nisur fazën e parë në Prishtinë dhe kemi vazhduar edhe me pikat tjera. Është kënaqësi e imja të shohë edhe disa qytete të tjera të Kosovës, Prizreni, Peja, Gjilan dhe lajmi i mirë tash është se kemi 60 pika të shitjes së karburantit me kualitet të shkëlqyer”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se kompania Shell është shembull i suksesit të investimeve të huaja në Kosovë, të cilat ndikojnë në forcimin ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Për të gjithë ata që gjejnë arsyetime për të mos gjëra të mëdha, mbrëmja e sotme është dëshmia më e mirë se sa shumë gjëra të bukura mund të bëhen vetëm për tetë muaj. 60 pika të shitjes janë 60 vende të punës që ofrohen, do të thotë qindra persona në Kosovë, 60 pika të cilat ofrojnë shërbime ndërkombëtare, të cilat mundësojnë mbledhjen e tatimeve për këtë vend, e cila është dëshmia më emirë për sigurinë që iu ofrohet investuesve të huaj”, tha Zeka.
Presidenti i kompanisë Al Petrol-it, Latif Kryeziu, ka mirëpritur hapjen e 60 pikave të shitjes Shell në Kosovë Kryeziu theksoi se mund të krenohen me rezultatet e arritura, duke iu falënderuar punës së palodhshme ekipore.
“Kosova nuk e ka brengën e furnizimit me derivate, pavarësisht krizave që mund t’i presim në botë sa i përket me furnizimin me derivate, pasi Shell sot operon në të gjitha shtete e botës me nxjerrjen prej puseve të naftës, që ka sasinë më të madhe dhe i përpunon në rafineritë më të mëdha më moderne anekënd botës. Kjo na gëzon dhe sot në Kosovë kemi vajrat më cilësor, kemi auto-kozmetikën dhe kemi produkte tjera Shell”, tha ai.
Kryeziu tha se prania e Shell-it në Kosovë është e një rëndësie të veçantë, pasi edhe shumë vende të Ballkanit dhe Evropës nuk e kanë të pranishme këtë kompani, rezultatet e së cilës brenda një viti punë janë të larta.
Ai me këtë rast ka bërë të ditur se Shell Kosova kontribuon këtë vit me mbi 50 milionë euro në buxhetin e Kosovës.
Ndryshe, rrjeti i brendit Shell, përmes këtyre pikave u ka ofruar vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula One të 2018-ës.
Shell është shitësi me pakicë më i madh në botë që operon në më shumë se 80 vende, të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'