LAJMI I FUNDIT:

Studentët nuk tërhiqen, protestës i bashkohen edhe qytetarë

Studentët nuk tërhiqen, protestës i bashkohen edhe qytetarë

Pas rreth 5 orëve që protestuan paqësisht përballë Parlamentit, duke kërkuar nga qeveria përmbushjen e 8 kërkesave të tyre, mijëra studentë kanë vendosur të zhvendosin tubimin para Kryeministrisë, pasi sipas tyre është shefi i qeverisë Edi Rama ai që duhet t’u përgjigjet.

Studentët thërrasin të gjithë njëzëri: “Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu”, në një thirrje që vjen si mesazh për qytetarët dhe kalimtarët.

Ndërkohë dritaret e Kryeministrisë janë mbyllur dhe grilat janë ulur në kohën që studentët po marshonin nga Parlamenti për t’u stacionuar poshtë zyrës së Edi Ramës.


Të pranishme janë shumë forca policie, që kanë krijuar një kordon para studentëve dhe mbikëqyrin protestën.

Studentët prej 10 ditësh kërkojnë plotësimin e kushteve të pa negociueshme që i kanë vendosur qeverisë, ndërsa kryeministri edhe sot iu bëri thirrje për dialog, duke pranuar se kanë marrë një shuplakë nga mijëra të rinj që kanë dalë në shesh për të drejtat e tyre./Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori