Prokuroria s’ka para të mjaftueshme, lufta kundër korrupsionit në “staus quo” (Video)
Tashmë 9 muaj Maqedonia është pa komision shtetëror për parandalim të korrupsionit. Ligji i ri për parandalim të korrupsionit tani është në procedurë kuvendore ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që shumë shpejt të caktohet seanca për debat për ligjin të cilin, siç thotë, e kanë lavdëruar ekspertë evropianë.
“Ka disa sugjerime që më shumë lidhen me precizimin e procedurës në Kuvend rreth zgjedhjes së anëtarëve të komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, kështu që është e mundur që të ketë intervenime të imëta me amendamente gjatë procedurës kuvendore me qëllim që të marrim mendimin më pozitiv për këtë ligj”, tha Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.
Maqedonia ka ligje të mira për ta luftuar korrupsionin, por puna efikase e institucioneve assesi të fillojë, konsideron drejtuesja e “Transparency International” Sllagjana Taseva. Raportet e huaja thonë fjalë të mira për ligjet dhe institucionet antikorrupsion, por ndryshimi i shpeshtë i tyre bën që vendi të vazhdimisht të jetë në vendnumëro.
“Vazhdimisht kur mendojnë se kemi arritur në ndonjë nivel, shohim që proceset kthehen prapa. Kështu që në luftën kundër korrupsionit proceset vazhdimisht janë reversibile, dhe vazhdimisht ekziston ndjenja se jemi në fillim, vazhdimisht bëjmë të njëjtin muhabet, ndërsa asnjëherë si tani Maqedonia nuk ka qenë aq poshtë në indeksin e perceptimit të korrupsionit dhe asnjëherë nuk ka marrë aq raporte të këqija se sa tani, nga GREKO dhe Komisioni Evropian, siç po bëjnë tani, pas 18 vitesh punë në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Sllagjana Taseva, Transapency International.
Komisioni shtetëror për antikorrupsion si dhe Prokuroria Publike janë pika kyçe që mund ta luftojnë korrupsionin, por ato duhet të kenë integritet profesional dhe punësime jopartiake thotë Taseva. Por pikërisht prokuroria që duhet ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, nuk ka para të mjaftueshme, ankohet prokurorja Vilma Ruskoska.
“Na mungojnë të paktën 5 prokurorë, gjithsej tani jemi 10, ndërsa ka shumë punë, e shihni edhe vetë, kemi punë të vëllimshme, na mungojnë ekspertë, ndërsa para nuk ka”, tha Villma Ruskovska, Prokurore Publike.
Ruskoska shton se janë keq nga gjendja financiare, ndërsa patjetër u duhen para të mjaftueshme për ekspertiza dhe përkthime. Sipas saj Prokurori republikan ka kërkuar mbështetje financiare nga qeveria dhe tani janë në pritje të përgjigjes./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjetja e nënës me tre fëmijë në ujërat e Bunës, Peleshi jep detaje nga operacioni
Dauti: Sot në Tetovë pritet të votojnë 54 të burgosur dhe 181 persona të sëmurë e të pafuqishëm
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'