LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me të vdekur në Strasburg, i dyshuari në arrati – arrestohen vëllezërit dhe babai i tij

Sulmi me të vdekur në Strasburg, i dyshuari në arrati – arrestohen vëllezërit dhe babai i tij

Ka nisur ndjekja ndaj vrasësit në tregun e Krishtlindjeve të Strasburgut, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 13, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë. Atentatori, i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, është 29-vjeçari Cherif Chekatt.

Rreth 350 agjentë policie janë vënë në ndjekje të tij bëri të ditur Ministria e Brendshme, e cila ka ngritur nivelin e alarmit në të gjithë vendin dhe ka shtuar kontrollet në kufi.

Deri tani, bëjnë të ditura autoritetet, janë 6 persona të plagosur rëndë. Lajmi saktësohet nga bashkiaku i Strasburgut, Roland Ries në një konferencë shtypi.


“Viktimat janë si vendas ashtu edhe të huaj”, shtoi ai, duke refuzuar të japë detaje mbi identitetin tyre. “Qyteti ka reaguar në mënyrë shembullore, pësuam një tronditje të fortë, por kemi reaguar me dinjitet”.

Prokurori i Parisit, Remy Heitz, duke analizuar situatën në Strasburg, ka thënë se bëhet fjalë për një akt “terrorizimi”.

Disa dëshmitarë kanë dëgjuar atentatorin e Strasburgut të thërrasë “Allah Akbar” në momentin e sulmit.

Heitz, ka konfirmuar se katër persona pranë agresorit janë aktualisht në gjendje arresti. Bëhet fjalë për një masë paraprake për të ndaluar çdo kontakt mes të arratisurit dhe familjarëve të tij.

Mes tyre, në pranga janë vënë dy vëllezërit dhe babai. Vrasësi ndoshta është jashtë Francës.

“Nuk përjashtohet që të ketë lënë territorin e Francës”, ka thënë ministri i Brendshëm Laurent Nunez, që ndër të tjera ka shpjeguar se “natyra terroriste” e atentatit, “në këto momente është edhe pista më e fortë”.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për një sulm, – ka komentuar ai. – Agresori nuk ishte i njohur për krime në lidhje me terrorizimin. Gjatë qëndrimit të tij në burg është zbuluar një radikalizim i tij me natyrë fetare dhe ka qenë nën monitorim”.

Ndërkohë është identifikuar një nga viktimat: bëhet fjalë për një turist tajlandez, 45 vjeç. Bashkëshortja e tij, edhe ajo tajlandeze, është mes të plagosurve. Qyteti francez i Strasburgut është mbipopulluar nga forca të policisë kombëtare, agjentë sekretë dhe ushtarë.

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori