LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në zyrat e saj më datë 12 të këtij muaji.

Ai nuk e di në çfarë roli është ftuar, si dëshmitar apo i dyshuar.

‘Më 12 ma ka caktu terminin kur duhet me u paraqit. Më është paraqitur një person që është prezantuar si slloven dhe punëtor i Prokuririsë së Gjykatës Speciale. Unë supozoj se mund të jem qoftë dëshmitar qoftë i akuzuem, por nuk e di pse duhet me qenë”, tha ai për “Pressing” në T7.


Tha se UÇK nuk ka kkryer krime, por se ai do të bashkëpunoj me këtë Gjykatë.

“Jo nuk ka kryer krime. Kuptohet se do të bashkëpunoj, por në çfarë rrafshi në çfarë aspekti nuk e di”, tha ai.