LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të këtij burri të gjithë kanë veshur jelekët e verdhë në Francë, automekaniku zbuloi si ideja e tij u bë simbol i protestave (Foto/Video)  

Për shkak të këtij burri të gjithë kanë veshur jelekët e verdhë në Francë, automekaniku zbuloi si ideja e tij u bë simbol i protestave (Foto/Video)  

Jelekët e verdhë janë bërë simbol i protestave që tash e sa ditë që kanë goditur Francën. Ghislain Coutard është “ideatori” që është befasuar me reagimet, e në veçanti për protestat e dhunshme që kanë shpërthyer.

Kutar është një nga personat e rrallë që lidhet me të ashtuquajturit jelekë-verdhët, lëvizje kjo e cila qysh nga nëntori po proteston për shkak të taksave të reja mbi derivatet. Ishte pikërisht ky automekanik nga Narbona, që në një video propozoi që demonstruesit të veshin jelekët e verdhë, transmeton Telegrafi.


“Ishte shumë e thjeshtë. Bëra një video dhe pashë jelekun e verdhë që e barti gjatë punës. Mendova, se është prodhuar për ta parë të gjithë, të gjithë ne e bartim një të tillë në vetura që paralajmëron të tjerët. Pse mos ta përdorim, si ngjyra jonë paralajmëruese? Të shohim nëse njerëzit janë të gatshëm të dalin në rrugë të protestojnë. Doli se kisha të drejtë, ashtu edhe ndodhi”, ka deklaruar Coutard.

Ai ka pranuar se ka mbetur i shokuar më dhunën që ka shpërthyer në Paris gjatë vikendit të kaluar, duke shtuar se e ka nervozuar fakti se si mediat kanë treguar vetëm se si jelekët e verdhë kanë sulmuar forcat e rendit.

Ndërkaq i pyetur se çfarë duhet të ndodhë që jelekët e verdhë të jenë të kënaqur, Coutard është përgjigjur se presidenti Emmanuel Macron duhet të dalë dhe të ballafaqohet me qytetarët e Francës.

“Jo vetëm me deklarata publike, por të dalë në rrugë. Por një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë”, ka shtuar Coutard. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori