LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon edhe sot protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave të studimit

Vazhdon edhe sot protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave të studimit

E hëna është ditë pushimi për administratën në Shqipëri, por jo për studentët. Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe sot.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.


Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori