Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) tash e një kohë është duke zhvilluar lojë shpërblyese për rimbursimin nga kuponët fiskal.
Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani shuma e rimbursuar për qytetarë është mbi 29 milionë euro, ndërsa numri i qytetarëve të cilët janë rimbursuar është 1,531,617.
Zyrtarë të ATK-së kanë thënë se numri i qytetarëve të cilët aplikojnë për këtë kampanjë dallon nga forma paraprake, pasi atëherë kanë mundur të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë grumbulluar kuponë fiskal, ndërsa tash mund të përfitojnë vetëm ata që përzgjedhin melotari.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa në një prononcim për Indeksonline ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime edhe nga kampanja e tanishme, në të cilën numri i aplikimeve të qytetarëve arrin deri në 60 mijë.
“Momentalisht ende nuk kemi planifikuar që të ndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskal, sigurisht që do të ketë ndryshim, pasi që ATK çdoherë bënë përpjekje që gjejë formën më të përshtatshme për qytetaret. Ndryshimet bëhet me qëllim të nxitjes së sa më shumë qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal, të cilat janë të parapara me Udhëzimin Administrativ për organizimin e kësaj kampanje”, ka deklaruar ajo.
Bytyqi-Sefa ka thënë se kjo kampanjë ka ndihmuar shumë në edukimin e qytetarëve, duke i kthyer në “inspektorë” duke kërkuar kupon fiskal.
“Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe ti edukoj qytetaret rreth rëndësisë së kuponit fiskal. Forma e kaluar në një mënyrë pati kthyer qytetaret në “inspektorët” pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar që të pajisen me kupon fiskal. Mirëpo, edhe në bazë të udhëzimit administrativ parashihet që në periudha 1-2 vjet të ndryshoj forma e rimbursimit”, ka thënë më tej ajo.a
Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal tani është duke u zhvilluar në fazën e tremujorit të katërt për vitin 2018. Ndërsa, numri i qytetarëve për çdo periudhë aplikimi arrin deri në 60 mijë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova