Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është vendosur një rosë e verdhë prej gome, tashmë si simbol botëror në luftën kundër korrupsionit.
Përbri rosës është vendosur edhe një tabelë, në të cilën qytetarët kanë vendosur mesazhe kundër korrupsionit.
Jeton Zulfaj, ideator i projektit, tha se kjo rosë tregon se pavarësisht progresit që është bërë në luftën antikorrupsion në Kosovë, ende ka punë për të bërë në këtë drejtim.
“Rosa është gjashtë metra e madhe dhe e dukshme për shkak se korrupsioni në Kosovë është i madh dhe i dukshëm. Është koha për ndryshime, gjatë vitit që po lëmë pas, kanë ndodhur ndryshime të mëdha në prokurimin publik, ku është rritur transparenca dhe niveli i qasjes në dokumente të cilat flasin për shpenzimet e taksapaguesve”, ka thënë Zulfaj, raporton KP.
Edhe Chrisrina Davis, përfaqësuese e USAID, tha se në Kosovë ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht që është bërë progres. Këtu ajo përmendi mundësinë e qasjes së qytetarëve në dokumentet e prokurimit publik, dhe inkurajoi qytetarët që t’i përcjellin vazhdimisht këto dokumente publike.
Ajo po ashtu premtoi që USAID do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë drejtim.
“Kjo rosë e madhe e verdhë është një simbol i paqes dhe lumturisë, por anë e kënd botës tani është bërë edhe simbol i luftës kundër korrupsionit. Kjo rosë po mirëpritet edhe në Kosovë dhe është një rikujtim për të gjithë se me gjithë progresin që kemi pasur këtë vit në luftimin e korrupsionit, na ka mbetur ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Davis.
Kurse drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, ka thënë se progresi që ka shënuar Kosova në luftën kundër korrupsionit nuk mjafton. Sipas tij, problem vazhdojnë të jenë aktakuzat drejtuar zyrtarëve të profilit të lartë.
“Gjatë këtij viti agjencia ka trajtuar një numër të madh të madh të rasteve kundër korrupsion dhe ato raste ku ka pasur elemente të mjaftueshme të veprës penale, i ka dorëzuar në prokuroritë përkatëse në fushën e hetimit, po ashtu në fushën e çështjes së deklarimit të pasurisë, konflikt interesi dhe fushës së prokurimit publik. Transparenca internacionale Kosovën këtë vit e ka radhitur në dhjetë pozita më mirë, do të thotë ka shënuar një progres të theksuar sa i përket luftës kundër korrupsionit, por a mjafton ky progres? Jo nuk mjafton”, ka thënë Havolli.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të USAID-it “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025