LAJMI I FUNDIT:

Duterte sulmon kishën: Vritini priftërinjtë!

Duterte sulmon kishën: Vritini priftërinjtë!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka sulmuar drejtuesit e Kishës Katolike, duke i përkufizuar të padobishëm pasi kritikuan administratën e tij.

Dhe për këtë, Duterte ka ftuar besimtarët t’i ekzekutojnë.

“Vritini priftërinjtë tuaj. Këta nuk shërbejnë për asgjë. E vetmja gjë që dinë të bëjnë është të kritikojnë”, u shpreh presidenti-diktator në një fjalim të mbajtur në një ceremoni për vlerësimin e punëtorëve më të mirë filipinas jashtë vendit.


Sulmi është shoqëruar me tone të dhunshme dhe vulgare.

Duterte, sipas shtypit aziatik, ka deklaruar që Kisha katolike është institucioni më hipokrit.

“Pjesa më e madhe e priftërinjve janë gej, pothuajse 90% e tyre, pra të mos insistojnë të më bëjnë moral”, thotë ai.

Ashtu siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, provokimi i Dutertes nuk ka marrë përgjigje, përcjell gsh.

Priftërinjtë tentojnë të ulin tensionet dhe theksojnë që raportet mes Kishës dhe Shtetit karakterizohen nga bashkëpunimi për zhvillimin social dhe për të mirën e vendit.

“Nuk duam t’i hedhim benzinë zjarrit”, thuhet në deklaratën e Kishës në Filipine.

Më herët priftërinjtë kritikuan luftën e përgjakshme të presidentit ndaj trafikut të drogës që shkaktoi 5 mijë të vdekur.

Kërkesa e fundit e Dutertes shkaktoi indinjimin e pjesës më të madhe të popullatës që e akuzojnë atë për blasfemi.

Jo vetëm katolikët por edhe protestantët kanë manifestuar irritim për fjalët e presidentit kundër Zotit dhe Kishës. Në Filipine, katolikët përfaqësojnë 90% të popullsisë.