LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kamenicës e dyta në Kosovë me platformë digjitale

Komuna e Kamenicës e dyta në Kosovë me platformë digjitale

Komuna e Kamenicës së shpejti do të filloj së zbatuari platfomën online “Kamenica Open Data”, si komuna e dytë në Kosovë pas Prishtinës, por e para për këtë platformë në Android dhe IOS.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin ekzekutiv të organizatës General Youth Education of Kosovo (GYEK), Alutrim Dërmaku, patën një takim informues rreth kësaj platforme që do të filloj së zbatuari së shpejti edhe në Kamenicë.


Përmes kësaj platforme “Kamenica Open Data”, do të bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale dhe do të bëhet klasifikimi në disa kategori ku do të përfshihet edhe puna e kryetarit të komunës.

“Përmes transparencës dhe qasjes së lehtë në shërbime komunale, do mundohemi jashtëzakonisht shumë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione publike”, tha kryetari Kastrati.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe do të implementohet nga Komuna e Kamenicës dhe organizata GYEK./Telegtrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori