Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg ku do të zgjidhet sot pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel, e cila do të vazhdojë të mbetet kancelare.
Kryetarja e deritanishme e partisë kristiandemokrate CDU Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Merkel përfundoi fjalimin 35 minutësh, për herë të fundit si kryetare e CDU-së. Merkel bëri një rishikim të kohës në krye të partisë, duke theksuar sukseset por edhe dështimet në faza të ndryshme. Kancelarja tha se tani ka ardhur koha “për një kapitull të ri”, dhe ftoi partinë e saj që të mbetet e bashkuar.
Ndarja me lot dhe duartrokitje
Pas fjalimit ajo u përshëndet me një duartrokitje të gjatë prej gati 10 minutash. 1001 delegatët e mbledhur në Hamburg u ngritën nga vendi, shumë prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Faleminderit shefe”. Nuk mungonin as lotët tek shumë delegatë. Ndërsa Merkel gjatë fjalimit ishte shumë personale dhe e prekur nga duartrokitjet e gjata, të cilat ndërprenin shpesh fjalimin e saj. 64-vjeçarja Angela Merkel largohet nga posti i kryetares së partisë CDU pas plot 18 vitesh. Por ajo vazhdon të mbetet kancelare e Gjermanisë.
Më fjalë të mira për udhëheqjen e kancelares në periudhën e kaluar folën të gjithë ata që morën fjalën para saj, por edhe pas saj. Ndonëse edhe vet Merkel e kishte të qartë se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ngjarje aspak të lehta. “Se ku na çojnë grindjet mes vete, këtë më së miri e kanë kuptuar CDU dhe CSU vitet e fundit”, tha Merkel, e cila bëri thirrje që këto parti të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë mes vete.
Pasdite zgjedhet pasardhësja/pasardhësi
Delegatët e kongresit sot pasdite do të zgjedhin pasardhësen, apo pasardhësin e Angela Merkelit. Deri tani kanë kandiduar sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-shefi i grupit parlamentar në Bundestag Friedrich Merz dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Nëse asnjëri prej tyre nuk fiton më shumë se 50% të votave në raundin e parë, në raundin e dytë kualifikohen dy të parët./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze