LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me kryetarin e Hanit të Elezit

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me kryetarin e Hanit të Elezit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti tha se programi ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri dhe se me këtë program qeveria kthehet drejtpërdrejt te nxënësit.


“Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës duke marrë parasysh rolin kyç që duhet të luajnë institucionet shtetërore për t’i ofruar të rinjve kushte të përshtatshme për mësim. Unë besoj se ky bashkëpunim do të jetë në interes të komunës, qeverisë si dhe gjithë vendit”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërkaq, Kryetari Suma tha se është i bindur se ky program do jetë mundësia më e mirë për të nxjerrë në pah talentët e Hanit të Elezit dhe të gjithë Kosovës.

“Ju përgëzoj për programin për të rinjt. Jam i bindur që ky program do të jetë i suksesshëm sepse ka garë dhe konkurrencë. Aty ku ka garë e konkurrencë ka sukses prandaj jam shumë i lumtur që ky program po implementohet nga Qeveria e Kosovës për nxënsësit tanë.

Në komunën tonë infrastruktura për sport është në nivelin e duhur por ne do të ju mbështesim më të gjitha mundësitë që kemi edhe në fushën e diturisë dhe kulturës”, theksoi Suma.

Në takim Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e parezervë të ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti dhe programin e tij për nxënësit duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Hanit të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori