Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën duke u ndjerë fajtor për të shkuarën dhe në ankth për të ardhmen, duke mos qenë kurrë në gjendje ta jetosh të tashmen. Russell Targ
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Në çastin kur bëhemi të ndërgjegjshëm me pesë shqisat tona, nis programi i realitetit tonë. Ai, në fakt nis që kur jemi në barkun e nënës, ku përfshin edhe përcjelljen gjenetike të gjenit tonë.
Në fëmijëri jemi objekte të programit nga ana e prindërve të cilët mbjellin brenda nesh realitetin e tyre të kushtëzuar. Nga mosha pesëvjeçare doza fillon të shtohet nga shkolla dhe arsimi, i cili përcillet me aktivitetet tjera si gjuhë të huaja, muzikë, balet, sporte të ndryshme, i cili shpesh është një lloj abuzimi me fëmijët. Abuzim me mendjen dhe sensin e realitetit të fëmijës.
Çfarë bën me të vërtetë sistemi i arsimit? Indoktrinon, një ngarkesë sa e vërtetë, reale aq gënjeshtër, ditë pas dite në periudhën më kritike të zhvillimit të fëmijës.
Duke bombarduar fëmijët me variantet zyrtare të shkencës, historisë, të asaj që është e mundur dhe e pamundur, të gjithçkaje, që ngul këmbë se vetëm nëpërmjet përsëritjes së gjithë këtyre gjërave nëpër provime, mund të ecësh përpara, në sistemin e kontrolluar nga institucionet arsimore…
Ky indoktrinim shkollor për shumë njerëz vazhdon edhe në universitetet, ku janë formula të kontrolluara ku përsëritet një proces në një nivel më të lartë. Arsimi nuk ka të bëjë me nivelin e vetëdijes, ai nuk bën gjë tjetër veçse përgatit të rinjtë t’i kryejnë punët që i duhen sistemit.
Albert Einstein ka thënë: e vetmja gjë që interferon me procesin tim të të mësuarit është arsimi. Arsimi i vërtetë është çmësimi i indoktrinimit të arsimit zyrtar.
Përballimi i vazhdueshëm i këtyre realiteteve të gënjeshtërta në jetën tonë është kushtëzimi i po atyre normave dhe të vërtetave të medieve, mjeti i fuqishëm i të cilave është hipnotizuesi që qëndron në një qoshe të shtëpisë nga ku na “ndjek” të gjithëve?
Televizori, shtojani kësaj edhe faktin se gati të gjithë njerëzit që na rrethojnë i janë nënshtruar të njëjtit programim dhe e kanë pranuar të njëjtin realitet, atëherë pothuajse gjatë gjithë jetës do të dëgjojmë trysninë që vjen nga njerëzit e tjerë për t’iu nënshtruar rregullave edhe nëse nuk dëshirojmë.
Kjo krijon një rrjet të ndërlidhur kushtëzimesh në realitet i cili bën që pothuajse të gjithë t’i nënshtrohen kontrollit kolektiv mendor.
Ky proces indoktrinimi i realitetit ua ka mbushur mendjen gjashtë miliardë njerëzve se “të shohësh do të thotë të besosh” dhe se bota që na rrethon është bota e vetme e vërtetë. E shohin, e dëgjojnë, e prekin, e nuhatin dhe e shijojnë, prandaj duhet të jetë kështu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje