Një fëmijë në mbipeshë me nofkën “Buddha i Vogël” për shkak të pamjes së tij topolake ka arritur një famë në internet, sidomos në Kinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djali pesëvjeçar nga Changchun, provinca Jilin, po vuan nga një çrregullim i veshkave, kërcënues për jetën.
Si rezultat i mjekimit të tij, djali është vetëm një metër i gjatë dhe peshon 35kg, gati dy herë më i rëndë se shokët e tij.
Për të fituar para për trajtimin e tij mjekësor, fëmija ka postuar video live nga shtëpia e tij me ndihmën e prindërve të tij.
Kështu, pamja e shëndoshë e djalit dhe monologët karizmatikë në videot e tij kanë fituar zemrat e mijëra njerëzve, me çdo klip që mbledh rreth një milion shikime.
Një përmbledhje e videove të tij tregon djaloshin duke kërcyer, vallëzuar, duke bërë tai chi dhe duke treguar udhëtime familjare në kopshtin zoologjik dhe në Disneyland.
Djali, i quajtur edhe ‘Little Rock’, aktualisht ka pothuajse një milion ndjekës në Kuaishou, një nga faqet më të mira të Kinës në internet.
Bëhet e ditur se djaloshi, emri i të cilit nuk u zbulua, u diagnostikua me sindromin nefrotik – një koleksion simptomash për shkak të dëmtimit të veshkave – kur ai ishte 14 muajsh.
Prindërit e tij kanë përdorur të gjithë kursimet e tyre të jetës prej 300,000 juanë (rreth 43 mijë dollarë) dhe madje kanë shitur shtëpinë e tyre për të financuar trajtimin e tij, sipas raportit.
Nëna e Little Rock është një menaxhere e pronave dhe babai i tij është një punëtor. Të ardhurat e tyre të kombinuara mezi mbulojnë koston e medikamenteve të tij të rregullt, që është më shumë se 7,000 juan (rreth 1000 dollarë) çdo muaj për ta mbajtur atë në gjendje të qëndrueshme.
Por, përkundër vuajtjeve nga efektet anësore të tmerrshme të medikamenteve të tij, duke përfshirë marrjen e peshës dhe kollitje të gjakut, Little Rock kurrë nuk ka hequr dorë nga vetja dhe ka mbetur pozitiv.
“Unë duhet të fitoj para dhe të ndihmoj babanë dhe nënën time. Unë besoj se mund të bëhem më mirë”, u ka thënë ai gazetarëve.
Ndërsa gjendja delikate e pesëvjeçarit e ka penguar atë të shkojë në shkollë, ai ishte në gjendje të bënte miq në internet nëpërmjet videove të tij.
Përkundër shqetësimeve të prindërve të tij për komentet armiqësore dhe ofendimeve në internet, Little Rock refuzoi të heqë dorë nga hobi i tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
E ardhmja e Sirisë e paqartë, a do të jetë infrastruktura çelësi për stabilitetin e saj?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025