Mos rastësisht jeni në mesin e njerëzve të etur për njohuri, por që pavarësisht sa shumë lexojnë apo shikojnë dokumentare prapëseprapë e kanë problem t’i mbajnë mend të gjitha ato informacione?
Epo, nuk jeni të vetmit sepse kjo është një gjë shumë e zakonshme, por që fatmirësisht ka mënyra se si mund të zgjidhet.
Më poshtë ju sjellim disa strategji të përpiluara nga ekspertët, të cilat ju ndihmojnë t’i mbani në mend ato që i mësoni, transmeton Telegrafi.
Detyrojeni veten t’i rikujtoni gjërat
Pjesa më së paku argëtuese e mësimit efikas është që kërkon shumë mund. Në fakt, ekspertët thonë se kur keni vështirësi të mësoni diçka, kjo nënkupton se jeni duke mësuar më së miri – në të njëjtën mënyrë se si peshëngritja në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.
Është e thjeshtë, ndonëse jo e lehtë, por ju duhet ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt.
Psikologët thonë se kur përpiqeni të mbani mend një copë informacioni, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që ta ruani atë informacion në tru.
Mos u bëni viktimë e rrjedhshmërisë
Kur jeni duke lexuar diçka dhe ju duket e lehtë, ju jeni duke e përjetuar atë që njihet si rrjedhshmëri.
Kjo vetëm sa ju fut në telashe!
Shembull: Jeni në aeroport dhe po përpiqeni të mbani në mend se në cilën derë duhet të futeni për të shkuar te aeroplani juaj. I shikoni monitorët terminalë – dera është B44.
Në vete mendoni, Oh, B44, sa e lehtë. Pastaj ecni tutje, e kontrolloni telefonin dhe papritmas harroni ku jeni duke shkuar.
Alternativa e kësaj: Ju duhet ta lexoni numrin e derës apo portës. Pastaj e largoni shikimin nga monitori dhe e pyetni veten, Cila derë ishte? Nëse ju bie në mend se ishte dera B44, atëherë jeni në rregull.
Lidhni gjërat e reja me të vjetrat
Aq më shumë që mësoni, aq më shumë rriten aftësitë për të mësuar gjëra të reja, dhe aq më shumë lidhje që bëni mes kujtimeve ju vetëm sa e keni më të lehtë t’i mbani në mend më vonë.
Ja një shembull se si mund t’i lidhni informacionet e reja me të vjetrat në mënyrë që t’i mbani mend sa më lehtë: Sapo keni zbuluar për transferimin e nxehtësitë dhe ju mjafton të mendoni për mënyrën se si një gotë e nxehtë me kafe shpërndan ngrohtësi në duart tuaja gjatë një dite të ftohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje