LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe Braathu bisedojnë për gjendjen politike në Kosovë

Haradinaj dhe Braathu bisedojnë për gjendjen politike në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja e ka dhënë për institucionet e Kosovës dhe se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Haradinaj dhe ambasadori Jan Braathu  kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.


Në këtë takim janë shpalosur edhe prioritetet e misionit të OSBE-së për vitin e ardhshëm, duke u dakorduar nga të dyja palët për forcimin e partneritetit.

Nga ana e tij, ambasadori Braathu ka siguruar se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori