LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.A.

Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2018, në fshatin Beguncë, komuna e Vitisë, i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin F.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në komunikacion, i pandehuri fillimisht e godet me grushte të dëmtuarin, pastaj ka shtënë me armë zjarri 4 (katër) herë në drejtim të tij, me ç’rast dy plumba bien në xhamin e parë të veturës por nuk depërtojnë te i dëmtuari dhe pas kësaj i njëjti me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas kumtesës për media, me keto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.


Gjithashtu, i pandehuri ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim, pa autorizim dhe leje përkatëse armë zjarri dhe një karikator, të cilat edhe i’u janë konfiskuar, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.

Prokuroria, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për këto vepra penale dhe t’i shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori