LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Beqa: Shqipëria t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta

Deputeti Beqa: Shqipëria t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta
????????????????????????????????????

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë, liberalizimin e vizave dhe kërkoi, që Shqipëria t’i pajisë me pasaporta.

Sipas tij duhet të shikohet një formë që Republika e Shqipërisë të mundësojë që secili qytetar i Kosovës të ketë të drejtë të pajiset me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza.


“Duhet të na njihen dy shtetësitë, kjo është mënyra më e afërt që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Të paktën këtë mendoj që mundemi ta bëjmë. Ka të drejtë ta bëjë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë me një dekret të një gjëje të tillë. Kisha kërkuar nga Shqipëria, ta merr një hap të tillë, që të mos mbesin të izoluar”, ka thënë ai, raporton KP.

Ndryshe, ende është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, në lidhje me dështimin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori