LAJMI I FUNDIT:

Turgenjevi, përjetësisht i dashuruar…

Turgenjevi, përjetësisht i dashuruar…

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” boton një recension për librin “Ivan Turgenjev dhe Pauline Viardot. Një dashuri e pazakonshme”.

Pauline Viardot-Garcia (1821-1910) ishte këngëtare, kompozitore, pedagoge e muzikës, dashamirëse e artit. Ishte, mbi të gjitha, një yll artistik në qiellin e perëndive me shije kulturore. Rridhte nga një familje muzikantësh spanjoll. Si mezosoprane, në rolet e Dezdemonës, Fidès dhe Normës ajo tërhoqi vëmendjen e publikut kudo në Evropë.

Ivan Turgenev (Turgenjevi), atëbotë shkrimtar ambicioz i një familjeje të kamur ruse, ishte i entuziazmuar me magjinë e saj. Më 1843 e dëgjoi për herë të parë në Shën Petërsburg dhe krejt jetën e tij ai kushtoi kësaj dashurie ideale, duke i vrapuar pas kudo në Evropë, deri në fund të jetës. /DP/