LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit pritet të diskutojë për caktimin e seancës për Ushtrinë

Kryesia e Kuvendit pritet të diskutojë për caktimin e seancës për Ushtrinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të procedohen ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, në mesin e të cilave janë votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare,  votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë, etj.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca e 23 nëntorit, në mesin e të cilave janë interpelanca e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.


Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2019, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori