LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dënimet që parasheh Kodi i ri Penal për ngacmimin seksual

Këto janë dënimet që parasheh Kodi i ri Penal për ngacmimin seksual

Kodi i ri Penal, i cili është në procedurën e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka sjellë disa risi.

Në Kodin e ri tashmë në mënyre specifike përfshihet vepra “Ngacmim seksual“, vepër kjo e cila nuk përfshihet në Kodin aktual Penal.

Sipas Kodit të ri kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.


Kurse ngacmimi seksual sipas Nenit 183 paragrafi 2 nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.

Ndërsa në paragrafin 3 të nenit të lartcekur thuhet se dënim i veçantë parashihet për kryerësin e kësaj vepre penale, nga personi i cili është mësues, për personat si udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person.

Në këtë rasti kryerësi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.

Kur vepra penale e ngacmimit seksual kryhet me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit mendor apo fizik, kryerësi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Procedura penale për veprën penale të  këtij neni fillohet sipas propozimit.

Kodi i ri Penal i Republikës së Kosovës pritet të hyjë nё fuqi më 1 janar 2019, raporton kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori