LAJMI I FUNDIT:

Vizitori i parkut të lojërave u shfaq tullac, i ra paruka derisa rrotullohej në një platformë (Video)

Vizitori i parkut të lojërave u shfaq tullac, i ra paruka derisa rrotullohej në një platformë (Video)

Derisa po rrotullohej në një platformë, në një park të lojërave në Kinë, një vizitori të paemëruar i ra paruka dhe u shfaq tullac.

Meqenëse mbante kokën dhe shikonte rrotull, personi që ia gjeti atë aksesor, nuk e pati të vështirë ta dallonte se cili është, transmeton Telegrafi.


“Po më duket se më humbën edhe mua flokët, derisa qeshja me këtë ngjarje”, ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, është lavdëruar veprimi i të riut që e gjeti parukën dhe priti derisa ia ktheu. /Telegrafi/