LAJMI I FUNDIT:

Prokurori republikan: Dy vite me radhë po përgjohen telefonat e prokurorëve në Maqedoni

Prokurori republikan: Dy vite me radhë po përgjohen telefonat e prokurorëve në Maqedoni

Prokurori Publik Republikan sot në konferencë për shtyp njoftoi se Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë hetimore për qendrën telefonike të ndërtesën e Prokurorisë.

Ai tha se bëhet fjalë për dy hard-disqe në të cilat janë inçizuar gjitha telefonatat hyrëse dhe dalëse në ndërtesë. Bisedimet janë inçizuar prej 30 shtatorit të vitit 2016 deri sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedura parahetimore duhet të konfirmojë nëse është përgjuar edhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.


Gjithashtu duhet të konfirmohet nëse dikush ka pasur qasje tek të dhënat, a i ka publikuar ose fshirë.

Prokurori shtetëror Ljubomir Joveski, tha se po hetohet periudha dhe nëse përgjimet janë bërë nga person juridik ose person jashtë Prokurorisë./Telegrafi/