Një grua me katër fëmijë por në gjendje të rëndë ekonomike sot është bërë me banesë të re në Prishtinë.
Banesën kësaj gruaje ia ka blerë shoqata “Forumi i Femrave Shqiptare” që vepron kryesisht në diasporë.
Këto të fundit janë shprehur të lumtura që kanë arritur që ta strehojnë një grua që e vetme rrit fëmijët.
Përfituesja e kësaj banese, F.G u shpreh se kjo është njëra ndër ndjenjat më të veçanta për të, pasi sipas saj, çështjen e banimit e ka pasur gjithnjë sfidë të madhe në jetë. Ajo tregon se nuk ka pasur ndihmë shtetërore asnjëherë.
“Është një ndjenjë shumë e mirë, e papërshkrueshme, do të thotë tash u binda që femra për femrën gjithmonë ka qenë dhe do të jetë… kjo për veti qenka një ndjenjë dhe më e fuqishme… çështjen e banimit e kam pas si një sfidë, kam jetu në shumë shtëpia me qera, podrume… jo nuk kam pas përkrahje”, tha ajo.
Përfaqësuesja e Forumit të Femrave Shqiptare, Kumrie Karaçica tregon se brenda një viti që prej kur është themeluar ky grup, i kanë ndërtuar trembëdhjetë shtëpi.
Ndërsa theksoi se grupi ka kryesisht gra që veprojnë dhe jetojnë në diasporë dhe fokus i tyre për ndihmë janë nënat vetushqyese dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Nuk e di si ta përshkruaj ditën e sotme, sepse është një kënaqësi shumë e madhe që të ndihmoj një nëne që është vetëushqyese me katër jetimë dhe vet është me një sëmundje, mund të them dhe me një sëmundje të rëndë, i falënderoj nga zemra gjithë donatorët e humanizmit FFSH. Brenda një viti kemi ndërtuar trembëdhjetë shtëpi… shumë shpejtë pritet dhe një shtëpi në përfundim është në Kaçanik. Shoqata jonë e humanizmit ndihmon nënat vetushqyese dhe personat me aftësi të kufizuar”, tha Karaçica.
Ndërsa, anëtarja tjetër e këtij forumi, Valbona Pakashtica tha se donacionet vijnë nga vetkontributi i grave. Sipas saj, asnjë përkrahje nga shteti ose komuna nuk kanë marr.
“Financat i bëjmë vet, vet kontribuese jemi, vet anëtarët tona…ndihmë marrim vetëm kush shpreh vetëdëshirë me kontribu. Diçka përkrahje prej shtetit ose komunës të cilës e marrim shtëpinë, ne nuk kemi asgjë. Ka raste kur ne shkojmë vet udhëtojmë, dalim në një fshat, apo një qytet dhe kërkojmë gjithë ditën ne shoqet bashkë. Pyetëm kryetarin e komunës a ka raste sociale, ose imamin e xhamisë dhe na përcaktojnë që ka ndonjë familje më të varfër, ne shkojmë i vizitojmë dhe i marrim si raste”, thotë Pakashtica.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me komunën e Prishtinës për të mësuar se sa familje kanë aplikuar për të përfituar banesa sociale.
Zëdhënesja Miranda Mullafazliu, tha për KP se komuna ka ndarë disa banesa për familjet që jetojnë me ndihma sociale dhe se procesi ka qenë shumë transparent.
Ajo tha se secili që i ka plotësuar kriteret që janë përcaktuar ka përfituar banesë.
Mullafazliu nuk ka shifër të saktë se sa familje kanë aplikuar për banesa sociale.
Shoqata e humanizmit, “Forumi i Femrave Shqiptare” kryesisht funksionon përmes rrjeteve sociale, në veçanti në ‘Facebook’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankimoi vendimin për sekuestro, GJKKO lë në fuqi vendimin për pasuritë e nënës së Ajola Xoxës

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa