LAJMI I FUNDIT:

Paqja në Jemen diskutohet në G20, shefi i OKB-së do takojë princin e Arabisë Saudite

Paqja në Jemen diskutohet në G20, shefi i OKB-së do takojë princin e Arabisë Saudite

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se është gati të takojë Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, gjatë samitit të G20-ës, që po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Tema kryesore e bisedimeve, duket se është konflikti në Jemen, ku prej disa vitesh po luftojnë koalicioni i udhëhequr nga sauditët, me Houthi-t, të cilët kanë mbështetjen e Iranit, ndërsa qyteti Hodeidah është shndërruar në një fushë-betejë.


“Unë mendoj se jemi pranë krijimit të kushteve për mundësinë që bisedimet e paqes në Jemen, të fillojnë. Dhe sigurisht Arabia Saudite është absolutisht e rëndësishme për këtë qëllim dhe unë jam gati ta diskutoj atë me princin e kurorës ose me ndonjë zyrtar tjetër saudit, sepse besoj se është një objektiv shumë i rëndësishëm në momentin aktual”, u tha gazetarëve Guterres, përcjell tch.

Një tjetër çështje për të cilën pritet të diskutohet në takimin e shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me Muhamed bin Slaman, do të jetë edhe ajo e hetimeve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën arabe të Stambollit, në fillim të muajit tetor.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori