LAJMI I FUNDIT:

Bredhi dhe stolitë e kushtueshme, ndër dekorimet më të këqija deri tani (Foto)

Bredhi dhe stolitë e kushtueshme, ndër dekorimet më të këqija deri tani (Foto)

Se paratë nuk e blejnë stilin dhe pamjen e duhur, e tregon më së miri ky dekorim që duket se është bërë në një shtëpi luksoze.

Dekorimet duket se janë shumë të kushtueshme, por vendosja e tyre e tepër në bredh, i ka dhënë një pamje shumë të keqe, transmeton Telegrafi.


“Nuk i duket asnjë degë, është një grumbull me kafshë të mbushura” si dhe “ndër dekorimet më të pakëndshme deri tani, nuk ka të bëjë me këtë festë” ishin dy prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, është komentuar edhe qeni i shtëpisë që ndodhet pranë, sikur dëshiron të hyjë në bredh bashkë me stolitë e tepërta. /Telegrafi/