LAJMI I FUNDIT:

Të enjten fillon Konventa e Prodhuesve të Kosovës

Të enjten fillon Konventa e Prodhuesve të Kosovës

Qëllimi kryesor i organizimit të Konventës së Prodhuesve të Kosovës është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”.

Mbajtja e Konventës së Prodhuesve të Kosovës u bë e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa e sponsorizohet nga Projekti për Rritjen e Punësimit për të Rinj- EYE, Deloitte Kosova, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Pro Credit Bank, Usaid Empower Private Sector dhe projektit për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Partner këta që me punën e tyre në vazhdimësi kanë përkrahur sektorin e prodhimit në Kosovë.


Ndërsa sponsor medial i kësaj konvente është Telegrafi.com.

Mbi 300 kompani do të jenë pjesëmarrëse në këtë konventë ku do të diskutohen marrëdhëniet tregtare në mes të vendeve të CEFTA-së dhe Kosovës.
Po ashtu do të lansohet platforma dixhitale ‘Made in Kosova’ dhe prezantimi i qendrës së trajnimeve për përsosmëri të prodhimit – KOCME.
Konventa e Prodhuesve do të mbahet më 29 dhe 30 nëntor 2018, në Hotelin Emerald duke filluar nga ora 09:00-16:00. /Telegrafi/