Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, po merr pjesë në Forumin global të grave lidere, si paneliste politikane, me temën “Promovimi i udhëheqjes, rruga, pozita dhe pushteti”. Në këtë forum, marrin pjesë gratë liderë nga mbarë bota.
Hoxha ka përgëzuar gratë udhëheqëset politike, për një forum të tillë, duke vënë në dukje përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që ka bërë shumë për të fuqizuar gruan, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes.
“Unë besoj në nxitjen e përfshirjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në veçanti me ndikim pozitiv në promovimin e paqes në Ballkan”, ka thënë Hoxha.
Roli i gruas është thelbësor në shoqëri dhe në veçanti në politikë dhe vendimmarrje, potencoi Ministrja Hoxha duke pasqyruar përfshirjen e grave në politikë.
“Ekziston një përmirësim thelbësor në Kosovë lidhur me përfshirjen e grave në politikë dhe ndërtimin e paqes pas luftës së vitit 1999. Ne jemi një nga vendet e para në Ballkan që kemi pasur një presidente femër për pesë vjet”, tha minsitrja Hoxha.
Gjatë viteve 1998-1999, Kosova në luftë pati me mijëra viktima. Në Kosovë kemi rreth 20.000 gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, kjo është një nga arsyet pse gratë duhet të jenë pjesë aktive në politikë, sepse edhe ne duhet të jemi zëri i tyre, potencoi Hoxha, por edhe në pajtimin, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe drejtësinë tranzicionale.
“Ne në Ballkan, më mirë se çdokush e kuptojmë se ndërtimi i paqes është rruga e vetme përpara, paqja dhe pajtimi është ajo që i detyrohemi gjeneratave të vjetra dhe në veçanti gjeneratave të reja”, tha Hoxha.
Në këtë forum ku po marrin pjesë shumë ministra e deputete të shteteve anëtare të BE-së, ministrja Hoxha u bëri thirrje që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të heqë izolimin për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë