LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gazetarët të mos përjashtohen nga mbledhja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë

SHGM: Gazetarët të mos përjashtohen nga mbledhja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përmes një komunikate për media thekson se është e shqetësuar që Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk do të lejojë praninë e gazetarëve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues, e cila pritet të mbahet të mërkurën, kur duhet të zgjidhet drejtori i ri i Akademisë.

Sipas SHGM-së, vendimi i Këshillit Drejtues të Akademisë për të përjashtuar opinionin nga mbledhja e ardhshme është në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe të prokurorëve, i cili parasheh veprimtarinë e tij të ushtrojë në mënyrë të hapur, transparente dhe me përgjegjësi.

“Pengimi i gazetarëve të ndjekin debatin e anëtarëve të Këshillit drejtues lidhur me kandidatët e paraqitur për drejtor të Akademisë, është përpjekje të punohet pas shpine të opinionit dhe hedh dyshim ndaj procesit të zgjedhjes së drejtorit të ri, për të cilin janë paraqitur kandidat cilësor”.


“Ftojmë Këshillin e gjykatësve dhe mediave të interesohet për rastin dhe të kërkojnë nga organet gjyqësore që kanë deleguar anëtarë në Këshillin drejtues të Akademisë sqarim pse është mbyllur për opinionin mbledhja”, thonë nga SHGM.

Ata apelojmë deri të ministri pa resor i ngarkuar për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski, të ftojë anëtaren e Këshillit drejtues të Akademisë, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, Lubica Karamandi Popcevska, të kërkojë që debati për zgjedhjen e drejtorit të ri të jetë i hapur për publikun.

“Përkujtojmë Qeverinë dhe pushtetin gjyqësor në Maqedoni se reformat e paralajmëruara në gjyqësi do të jenë të dështuara nëse ende në fillet e saj procesi bëhet jotransparent”.

“Ftojmë Delegacionin e Bashkimit Evropian, Misionin e OSBE dhe Ambasadën Amerikane në Shkup të kërkojnë nga Akademia për gjykatës dhe prokuror të respektojnë obligimet ligjore për të punuar në mënyrë transparente”, thuhet në njoftimin e SHGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori