LAJMI I FUNDIT:

Instituti EPIK: Mos përmbushja e reformave pamundëson ‘Statusin e Kandidatit’

Instituti EPIK: Mos përmbushja e reformave pamundëson ‘Statusin e Kandidatit’

Instituti EPIK vlerëson se institucionet kanë dështuar të zbatojnë reformat e parapara në agjendën evropiane të vendit tonë dhe të avancojnë perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, ndërsa sipas këtij instituti institucionet kanë premtuar afatet jorealiste për marrjen e ‘Statusit të Vendit Kandidat’.

Në njoftimin e EPIK-ut thuhet se me re rastin e formimit të qeverisë aktuale në shtator të vitit 2017, Qeveria e Kosovës në programin e saj të votuar në Kuvendin e Kosovës, premtoj që deri në fund të vitit 2018 do të aplikoj për statusin e ‘Vendit Kandidat të BE-së’.

Për më tepër, më 6 shkurt 2018, Qeveria deklaroj se “Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.”


“a i përket zbatimit të MSA-së, si një detyrim kontraktual me BE-në, zbatueshmëria e saj në vitin 2016 ka qenë 55%, në vitin 2017 ishte 62%, ndërsa deri në qershor të vitit 2018 zbatimi ka rënë në afro 13%. Ndërsa, sa i përket zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave, përkundër vonesës prej një viti, institucionet nuk kanë arritur të përmbushin as gjysmën e prioriteteve të dakorduara”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, instituti EPIK vlerëson se dinamika drejt marrjes së ‘Statusit Kandidat’ është kryekëput e lidhur me zbatimin e MSA-së dhe reformave kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave.

“Ndërsa, sa i përket afateve të premtuara nga Qeveria për marrjen e Statusit Kandidat, duke marr për bazë përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkludojmë se nga momenti i aplikimit deri tek marrja e Statusit Kandidat mesatarisht kërkohen 3 vite kohë. Sidoqoftë, duhet nënvizuar që para aplikimit për Statusin Kandidat, Kosova duhet të krijoj një mjedis të favorshëm politik dhe diplomatik brenda vendeve anëtare të BE-së, i cili do të lejon vlerësimin pozitiv të aplikimit për Statusin Kandidat”, thuhet më tej.

Instituti EPIK fton të gjitha institucionet që të rrisin angazhimet drejt zbatimit të MSA-së dhe krijimit të një mjedisi pozitiv për të mundësuar avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/